Binjake apo çfarë? Motra e vogël e Adelina Tahirit s’dallon më fare nga këngëtarja!
Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar,
Adelina Tahiri, përpiqet të qëndrojë sa më aktive në rrjete sociale.
Ajo ndan me
ndjekësit e saj momente të ndryshme nga jeta e përditshme dhe herë pas here shohim në profilin e saj edhe familjarët.
Të gjithë jemi njohur me motrën e vogël të Adelinës, Dianën, të cilën në fakt kishim disa kohë pa e parë.
Diana qenka rritur aq shumë sa tashmë është e vështirë ta dallojmë nga motra e saj këngëtare.
Në fotot e publikuara së fundmi në Instagram,
ndjekësit i kanë quajtur me të drejtë
binjake, ndërsa ne ju “sfidojmë” të gjeni ndryshimin mes tyre.
Para 2 vitesh
Adelina Tahiri kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me avokatin maqedonas,
Serjoza Markov. Më pas ajo u bë nënë edhe e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Jon.
Adelina dhe
Serjoza kanë 7 vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe pavarësisht paragjykimeve të shumta që kanë marrë nga
ndjekësit për lidhjen nuk janë distancuar për asnjë moment nga njëri-tjetri. Madje çifti po mendojnë që të shtojnë familjen e tyre, sepse sipas Adelinës,
Serjoza e meriton të ketë shumë fëmijë.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 15:58