Bill dhe Hillary Clinton bëhen gjyshër, lind Charlotte (FOTO LAJM)

Pëlqej
Chelsea Clinton ka sjellë në jetë një vajzë me emrin Charlotte. Lajmi në fjalë është bëre publik nga vajza e Bill dhe Hillary Clinton, në profilin e saj në Twitter.

34 vjeçarja Chelsea ka shkruar: “Marc dhe unë jemi plot dashuri dhe mirënjohje për lindjen e vajzës sonë Charlotte”.

Chelsea është e martuar prej katër vitesh me bankierin Marc Mezvinsky. Vetëm dy ditë më parë në një intervistë të tij, Bill Clinton deklaroi se ishte tejet i emocionuar nga fakti që do bëhej gjysh.

Lidhur me këtë gëzim, ende nuk ka ndonjë koment zyrtar nga Bill apo Hillary. /albeu.com/


Shtuar më 27/09/2014, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori