2 satelitët e Shqipërisë në hapësirë, Balluku: Mbulojnë 47% të territorit, moti i keq ka vështirësuar punën

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku prezantoi sot ecurinë e monitorimit të territorit të Shqipërisë me anë të satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” përgjatë 6 muajve të parë te vitit.

Balluku tha se përgjatë 6 muajve të parë monitorimi ka qenë pak sa i vështirë për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Sakaq ajo tha se dy satelitët kanë arritur të mbulojnë 47 për qind të sipërfaqes në vend.

Ndër të tjera Balluku tha se një ekip ekspertësh ka nisur trajnimin për përdorimin e të dhënave dhe imazheve nga satelitëve, tha më tej ministrja e Infrastrukturës.

Balluku: Realizimi i shërbimit satelitor është një tjetër sfidë, me të cilën jemi përballur me dëshirën më të madhe. Sot është një realitet dhe Shqipëria do të përfitojë maksimalisht, për të mbledhur informacion për tokën, ujin, nëntokën, ajrin, detit, çdo informacion që është me vlerë për të gjithë sektorët. Jemi bërë vendi i dytë në rajon pas Sllovenisë, që kemi satelitë. Shërbimi satelitor do t’i mundësojë qeverisë autoritet të plotë menaxhimi.

Kujtojmë se dy satelitët do t’i kushtojnë shtetit shqiptar 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.

 

 


Shtuar 5.07.2023 11:30