Ushtria ukrainase publikon pamjet e përleshjes me armë në qytet (VIDEO)

Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamjet e asaj që thotë se është një përplasje me armë në rrugë midis mbrojtësve ukrainas në qytetin verilindor të Sumy-t dhe sulmuesve rusë.

Sumy,  me një popullsi prej më shumë se 260,000 njerëz,  është një kryeqytet rajonal që shtrihet më pak se 30 km (19 milje) nga kufiri rus,njofton BBC

Kreu i administratës lokale, Dmytro Zhyvytsky, tha se një kolonë e madhe ushtarake ruse po shkonte drejt perëndimit, duke kaluar Sumy, drejt kryeqytetit Kiev.

Ai tha gjithashtu se qyteti i afërt i Konotop tani ishte i rrethuar. /albeu.com


Shtuar 25.02.2022 07:11