Allegri “buzëqesh”, rigjen “Murin” ndaj sfidës me Zenit

Tekniku italian Allegri më në fund ka marrë një lajm të mirë nga infermieria.

Mathijs De Ligt nuk u grumbullua mbrëmjen e djeshme ndaj sfidës me Romën, pasi mbrojtësi hollandez ka disa shqetësime muskulare.
Por duket se De ligt po përshpejton hapat dhe ndaj Zenit të mërkurën Allegri do ta ketë në dispozicion mbrojtësin 22-vjeçar.
Madje përflitet se mund ta nisë ndeshjen si titullar.

Kujtojmë se para këtij njoftimi për rikuperimin e De Ligt, Allegri nuk do të ketë në shërbimet e tij deri në fundin e muajit numrin 10 ,Paulo Dybala./albeu.com


Shtuar 18.10.2021 10:24