Beyonce shpërthen në lot kur sheh Jay Z dhe vajzën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Të gjitha thashethemet që qarkullonin për një ndarje të mundshme të Beyonces dhe Jay Z janë hedhur poshtë mbrëmjen e djeshme, ku pas performancës së saj këngëtarja shpërtheu në lot, teksa në skenë u shfaq edhe vajza.

Gjatë mbrëmjes, Beyonce ka dhënë performancën më të bukur të jetës së saj në MTV Video Music Awards. Këngëtarja që hapi numrin e saj me “Mine” e shoqëruar me kërcimtarët dhe e veshur me kostumin e saj ekstravagant, magjepsi të pranishmit duke mbajtur fort titullin “Mbretëreshë”.

Ajo triumfoi me çmimin "Vanguard Awards", ku u prezantua nga bashkëshorti i saj, reperi i famshëm Jay Z. Sëbashku me vajzën e vogël Blue hipën në skenë, ku u përqafuan dhe u puthën me Beyoncen. Kaq ka mjaftuar që ajo të shpërthente në lot. /albeu.com/

Shtuar më 25/08/2014, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori