Beyonce në proces gjyqësor për linjën e veshjeve (FOTO LAJM)

Mediat amerikane kanë përcjellë lajmin se Beyonce është në një proces gjyqësor sa i takon markës së saj personale. Këngëtarja ka paditur linjën e veshjeve online ETSY, e cila tregton veshje me firmën “Feyonce”.

Sipas këngëtares, logo e shkronjës O, është e vjedhur nga hiti i saj “Single Ladies”. Mbi shkronjën O është një unazë, kjo logo është përdorur dhe në markën e produkteve.

Raportohet se firmës “Feyonce” i është bërë me dije që të heq nga qarkullimi produktet me këtë emër të kopjuar, por ende nuk është bërë e ditur nëse Beyonce e ka fituar këtë proces për të drejtën e autorit.

Duket se rastet që përmbajnë këtë tematikë janë të rralla për të, pasi më herët nuk është bërë me dije për ndonjë problematikë të kësaj natyre. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2015, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori