Detajet e fundit, zbulohet kush i gjeti dy trupat e viktimave në Lezhë

Lezha është tronditur ditën e sotme pasi në një fshat të saj, në në zonë të thellë janë gjetur të vrarë dy shtetas.

Burimet bëjnë me dije se viktimat janë Prengë Simoni dhe Kolë Murrani, për të cilët policia dyshon se janë vrarë me armë zjarri.

Ka qënë djali i njërit prej viktimave i cili ka pikasur trupat në një kodër dhe ka lajmëruar policinë.

Ndërkohë, thuhet se fshati Lalm i Vjetër, zonë e thellë kodrinore është krehur disa herë nga policia për shkak të kultivimit të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Informacion paraprak

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2020 15:22