Betohen Alimadhi dhe Elezi: Gati të votojmë Reformën Zgjedhore me Ramën

Ndërkohë që jashtë vijon përplasja mes protestuesve dhe policisë, në sallë vijon senaca plenare ku janë betuar deputetët e opozitës që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit.

Deri më tani, është betuar Arben Elezi i PD nga qarku i Elbasanit si edhe Adriatik Alimadhi i Ballit Kombëtar, ndërkohë që Ambra Borova nuk ishte e pranishme në sallë.

Numri i deputetëve të opozitës së re nga PD dhe LSI-ja që kanë pranuar mandatin ka arritur në 20, ndërsa në total së bashku me shumicën në 99. Në rendin e ditës janë disa projektligje, ndërsa janë regjistruar rreth 30 diskutantë.

Pas betimit në Kuvend, deputeti më i ri i opozitës së re në Kuvend nga listat e PD-së, Arben Elezi ka deklaruar se është gati që të bashkojë votat me shumicën për të miratuar reformën zgjedhore. "Pranimi i mandatit është vendimi më i drejtë, pasi jam kandidati që në zonën më problematike, Peqini mora më shumë vota krahasuar me kandidatët e tjerë dhe askush më shumë se unë nuk kishte të drejtë që të përfaqësonte atë zonë. Listat e mbyllura nuk shprehin vullnetin e votuesve shqiptarë. Unë jam për sistem mazhoritar dhe lista të hapura. Do të votoja me shumë dëshirë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Do të votoj cdo ligj në interesin e shqiptarëve" deklaroi ai.
Shtuar më 28/03/2019, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori