"Betejë me motin", si kanë përfunduar shtyllat në Vlorë dhe Dhërmi (FOTO & VIDEO)
Moti i keq, me temperatura të ulta dhe reshje shiu ka pushtuar gjithë teritorin e vendit.

Ndërkohë OSHEE e quan të gjithën këtë "Një betejë me motin dhe pasoja mbi rrjet".

Ekipet po punojnë për riparimin e defekteve shkaktuar nga situata e keqe e kushteve meterologjike prej dy ditësh në vendm, e sidomos në Jug, ku dhjetra fshatra kanë probleme me energjinë.

“Vlora vijon të jetë rajoni më i prekur nga moti i keq. Reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike dëmtuan rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit por edhe ne Lumin e Vlorës.

Këto pamje paraqesin pasojat e dëmeve, konkretisht në Nartë, rrëzuar shtylla, në Himarë është stakuar fideri 1, në Dhërmi te pedonalja është shembur një kabinë, Qeparoi dhe Kudhës janë pa drita pas dëmtimit të fiderit 6 pranë Porto Palermos, në Rradhimë është shkëputur përcjellësi Tm, pjesë e fiderit 2, kurse në Selenicë kemi probleme në kabinën “Resulaj”, gjithashtu fshatrat Bolene dhe Vranisht.

Aktualisht brigadat e avarive OSHEE Vlorë pasi morën masat tekniko-organizative janë shpërndarë në zonat e prekura, ku në disa akse është duke u punuar, në kushte aspak të favorshme moti”, thuhet në njoftimin e OSHEE, e cila ka publikuar edhe pamjet q¡ shihni më poshtë.
Betejë me motin dhe pasojat mbi rrjetin” e ka quajtur OSHEE punën e ekipeve në terren për riparimin e defekteve shkaktuar nga situata e keqe e kushteve meterologjike prej dy dit&eu

Shtuar më 13/11/2019, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori