Beteja e zjarrfiksëve me flakët gjigande që tronditën Tiranën (VIDEO)
Pas 9 orësh luftë me flakët është shuar vatra e zjarrit në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në Kashar që u dogj plotësisht paraditen e sotme.

Fabrika që u përfshi nga flakët dhe u dogj sot në zonën e Kasharit ishte në pronësi të Vullnet Hakës, kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri. Zjarri nisi rreth orës 09:00 në magazinën e fabrikës ‘Everest’, ndërsa sistemi i alarmit nuk ishte në funksion.

Ndërkaq po u sjellim pamje dhe fotografi të zjarrfiksëve të cilët pas shumë orësh mundim më në fund i vunë nënkontroll flakët të cilat rrezikuan edhe ambiente rreth fabrikës.


Fabrika ishte përfshirë nga flakët edhe dy herë të tjera, vitin e kaluar dhe para pak muajsh dhe biznesi ishte gjobitur për shkak të mos marrjes së masave për parandalimin e zjarrit.
Beteja e zjarrfiksëve me flakët gjigande që tronditën Tiranën (VIDEO)

Shtuar më 23/04/2018, ora 08:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori