Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Besi dhe Xhensila i thonë “Po” njëri tjetrit (FOTO LAJM)

U stërfol për këtë moment dhe mesa duket gjithcka ka ndodhur.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, tashmë Xhensila Kallaku, kanë ecur drejt altarit sëbashku, ku dhe i kanë thënë “Po” njëri tjetrit duke pranuar që të jenë bashkë derisa vdekja ti ndajë.

Në fakt Besi ka thënë "Po du" sic vetëm ai di me humor dhe të gjithë kanë qeshur.

Të rrethuar nga familjarë, miq dhe të afërm, çifti më i ri në “qytet” i kanë dedikuar njëri tjetrit disa fjalë zemre dhe romantike, që padyshim kanë përlotur të pranishmit.

Sigurisht, nuk ka munguar as humori i Besit, i cili i ka premtuar bashkëshortes së tij se nuk do të rrisë çmimin e ujit, por dedikimi i këngëtares, mund të themi se ishte vërtet emocionues. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 21:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori