Besa Kokëdhima bën tatuazhin e parë, ky është kuptimi i veçantë (FOTO LAJM)

Besa Kokëdhima ka treguar shpesh se ka një lidhje shumë të ngushtë me origjinën e saj dhe nuk nguron që këtë gjë ta shprehë me krenarinë më të madhe. Së fundmi ajo ka vendosur që gjithë dashurinë për vendin e saj ta përjetësojë në një tatuazh, i cili është dhe i pari për të. Besa ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër, përmes së cilës ka treguar edhe tatuazhin e saj të parë.

Në pjesën e parakrahut ajo ka gdhendur tre fjalë në frëngjisht “La fille des ondes”, që në shqip përkthehet “Vajzë e valëve”. Në fakt ky është një titull i dëgjuar i polifonisë labe, duke qenë se “Vajza e valave” është një këngë shumë e njohur e grupit të Himarës, nga është vetë Besa me origjinë. Përkrah videos së tatuazhit këngëtarja ka shpjeguar: “’La fille des ondes’ është tatuazhi im i parë. Do të thotë ‘Vajza e Valave’, nga kënga polifonike e tokës sime. Gjithmonë kam ndjerë një lidhje mistike me të. Më kthen në rrënjët e mia dhe në përjetime të pashpjegueshme. Kudo shkoj të mos harroj rrënjët dhe ‘Vajzën e Valave’”.

Pavarësisht se Besa prej disa vitesh jeton në Francë duket se origjinën dhe traditat e familjes e gjakut të saj nuk ka për t’i harruar kurrë.
Shtuar më 14/08/2019, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori