Klubi amerikan i ofron pagë të majme Ramos

Sipas mediave amerikane, LA Galaxy thuhet se po lëviz për të blerë Sergio Ramos.

Skuadra e Los Anxhelosit, e cila luan në MLS, thuhet se do t’i ofrojë një kontratë dyvjeçare mbrojtësit 35-vjeçar për një total prej 20 milionë eurosh.

Pas 15 vitesh te Reali, asi spanjoll u transferua në Paris Saint-Germain këtë verë me kontratë deri në verën e vitit 2023, por për shkak të lëndimeve ai ka arritur të bëjë vetëm pesë paraqitje dhe të luajë gjithsej 283 minuta. /albeu.com/


Shtuar 1.03.2022 10:41