Berisha relaks në Lalz, buze detit mes dasmorëve dhe miqve (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha po shijon pushimet prej disa ditësh në Gjirin e Lalzit. Edhe pse ende nuk ka postuar në rrjetet sociale ndonjë foto të thyerjes së ndonjë rekordi për kohën e qëndrimin në ujë, deputeti demokrat ka gjetur kohën për të bërë disa foto me simpatizantët, miqtë por edhe një çift të sapomartuarish.

"Relaks ne Lalz! Buze detit ne mes te dasmoreve dhe miqve!
Te dashur miq, keto dite, gjate ecjes sportive buze detit, takova nje çift te bukur dhe dasmoret e tyre si dhe shume mbeshtetes e simpatizant te PD. Me ta u pershendetem, beme fotografi, ndofta jo cilesore sepse ishte nate, por shume te ngrohta dhe te perzemerta. Te gjithe gezonin, natyrisht çifti fluturonte nga gezimi. Miq le t'i urojme ketij çifti gezime shendet, lumturi, mbaresi ne jeten bashkeshortore se bashku me njerezit e tyre me te dashur dhe miqve tane pushime te kendshme! sb" shkruan Berisha ne profilin e tij publik ne Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori