Berisha pauzë nga fushata, takon miqtë e vjetër (FOTO-LAJM)

Kryeministri Berisha shfrytëzoi fundjavën për të takuar disa nga miqtë e tij të vjetër. Gjatë një vizite në pavionin e Hemodinamikës dhe Reanimacionit të Kardiologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, kreu i qeverisë vlerësoi punën dhe angazhimin e stafit të mjekëve, të cilët me anë të aparaturave dhe disa teknikave bëjnë ndërhyrje të mrekullueshme dhe evitojnë shumë kirurgjinë e hapur.

Edhe pse sistemi shëndetësor, është një nga sistemet më të kritikuara nga qytetaret, Berisha u shpreh se shendetesia gjatë ketyre viteve ka pasur transformime rrenjesore.


"Në një moment pauze nga fushata elektorale, shfrytëzova kohën për tu bërë një vizitë miqve të mi të dikurshëm. Mund t’ju them se qendrën në të cilën kam punuar për shumë vite, nuk e njoha më. Në të janë aparaturat dhe praktikat më moderne të mjekimit. Këto janë aparatura, për ndonjë prej të cilave as nuk kam lexuar. Kaq të avancuara janë. Krahasuar vetëm me pak vite me parë, tani është një vëllim pune 6-7 herë më i madh. Një ekip i shkëlqyer i drejtuar nga Prof. Artan Goda, me shumë mjeke dhe mjekë të rinj, të cilët përballojnë një ngarkesë pune të jashtëzakonshme, në një sintoni të madhe me kardiokirurgjinë." u shpreh Berisha.

Ky pavion është i pajisur me aparatura tepër të avancuara dhe moderne, me vlerë 2.5 milionë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2013, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori