Berisha: Dhurata e Veer, një skulpturë guri nga Bjeshkët e Namuna (FOTO LAJM)

Kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka publikuar sot me krenari dhe kënaqësi, ddhuratat që ai ka marrë nga skulptori holandez Jaap van't Veer, "një admirues dhe mik i madh i Shqipërisë". "Më dhuroi një skulpturë të gdhendur në një gur të marrë nga Bjeshkët e Namuna", shkruan Berisha në Facebook.

"Në këtë vepër, ai ka gdhendur historine e ngjitjes së kombit tonë në kohën e Skënderbeut, rrëzimin e tij gjatë pushtimit osman, diktaturës hoxhiste dhe ringritjen e tij në maja më të larta pas përmbysjes së diktaturës komuniste. Pasi i shpreha mikut mirënjohjen më të thellë për këtë kryevepër të vërtetë, dhurata më e bukur e jetës sime, ne diskutuam për Alpet e veriut, Bjeshkët e Namuna, banorët e të cilave Rose Wilder Lane në "bestseller"-in e saj "Majat e Shalës" shkruan se janë në fëmijërinë e racës arjane, kurse siluetat e majave të tyre i përshkruan si silueta perëndimore. Miku im Jaap jetonte prej dhjetë vitesh në Alpe, ku unë kam kaluar atje 27 vera të fëmijërisë dhe rinisë sime duke u ngjitur në majat e tyre". Mesuam mjaft gjera nga njeri - tjeri per Alpet. Ai i njihte me mire se une Bjeshket e Namuna. E informova se tani se fundi nje ekip amerikan ka zbuluar tre akullnaja shekullore ne keto Bjeshke. Zoti Jaap van't Veer me kerkoi t'i quajme Bjeshket e Bekuara. Une jam dakord me te. Ato nuk jane te mallkuara por epike deri ne legjende, hijerenda, mistike, madheshtore, te perjetshme ndaj dhe shtypi europian po i quan gjithnje e me shume Himalajat e Europes", vijon komentin e tij Sali Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori