Berisha dhe ministrat kalojnë orët e fundit në Kryeministri (FOTO-LAJM)

Tetë vite qe ndryshuan pergjithmone historine, gjeografine, gjeostrategjine e Shqiperise! Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook kryeministri Berisha duke vlerësuar punën e kabinetit të tij.

Berisha shpreh mirënjohje të thellë ndaj të gjithë atyre qe mbeshteten ndryshimet e mëdha nga qeveria e tij.

“Te dashur miq, sot ishte mbledhja e 425-te dhe e fundit e dy mandateve te mazhorances se PD. Ne 7255 ligje, akte normative dhe vendime te miratuara ne keto mbledhje si dhe qindra e mijera veprimtari te tjera kombetare dhe nderkombetare u ndryshua ne menyre perfundimtare historia, gjeografia dhe roli gjeostrategjik i Shqiperise dhe shqiptareve. Fjala e pare qe me vjen ne mendjen time dhe qe buron nga zemra eshte: Mirenjohje, mirenjohje e pakufishme ndaj te gjithe atyre qytetareve, bashkpuntoreve te mi, punonjesve te administrates shtetrore, miqve te huaj qe mbeshteten me perkushtim, aftesi, pasion dhe dashuri keto arritje!” shkruan BerishaFacebook teksa poston edhe foto të mbledhjes së fundit me ministrat. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori