E FUNDIT/ Studentët sulmojnë Ramën, ka të shoqëruar
Bëri vepër për Enver Hoxhën, hapen "dosjet" e Eduart Selamit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Eduart Selami ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD-së duke sjellë jo pak reagime në të djathtë.

Një prej tyre është edhe kreu i Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa i cili ka publikuar sëfundmi një vepër të Eduart Selamit mbi Enver Hoxhën.

"Mbi origjinën e të djathtës dhe të njërit prej mëtonjësve për ta kryesuar atë: no coment"., - shkruan Tufa në Facebook.

Në foton e publikuar prej tij duket një punim i Eduart Selamit me titull: "Mendimi estetik i shokut Enver Hoxha, kontribut i rendësishëm në pasurimin e estetikës sonë".

Pritet reagimi i Selamit në lidhje me këtë dokument që del për herë të parë në dritën e diellit.


Çfarë shkruante Selami për Hoxhën

Mendimi estetik i shokut Enver Hoxha, kontribut i rëndësishëm në pasurimin e estetikës sonë

“Mendimi estetik i shokut Enver Hoxha është një kontribut me vlera te shumanshme dhe zhvillim i mëtejshëm krijues i estetikës Marksiste-Leniniste. Zgjidhja e problemeve të reja e të larmishme që ka shtruar procesi i zhvillimit të artit te realizmit socialist, duke u mbështetur në parimet, metodologjinë e ligjësitë e estetikës sonë qëndrojnë në themel të këtij karakteri krijues.

Ky mendim ka ndjekur hapa pas hapi dhe njëkohësisht i ka paraprirë procesit të gjallë krijues të zhvillimit të artit tonë të realizmit socialist, ai është një përgjithësim teorik i problemeve që ka shtruar kjo praktikë dhe i ka hapur asaj horizonte të reja krijuese. Shqyrtimi dhe analiza e fakteve konkrete kanë qene shtysë e meditimeve, ideve, konkluzioneve e përgjithësimeve shkencore, direktivave e orientimeve të rëndësishme për zhvillimin e artit tonë.” /albeu.com/

Shtuar më 29/06/2017, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori