Mbrëmjen e djeshme, konkurrentja
Sindi Loci u rikthye në “Për’puthen” pas një deklarate në rrjete sociale se dëshironte t’i kërkonte
falje Julit për debatin e “vajit të
Borshit”, produksionit dhe publikut.
Mirëpo, pasi u rikthye në emision,
Sindi u vendos përballë Julianit dhe nuk vendosi t’i kërkojë
falje, por t’i kërkojë llogari për batutën e tij.
Debati agravoi në studio mes konkurrentëve dhe Arjan Konomit, teksa opinionisti i kërkoi Sindit të mos përpiqej të hiqte fajin nga vetja duke i kërkuar llogari të tjerëve.
Pas shumë “përpjekjesh” dhe kërkesash nga konkurrentët,
Sindi i kërkoi më në fund
falje Julianit, i cili si përfundim tha se “njerëz jemi dhe s’ia marr për keq edhe nëse s’më kërkon
falje”.
Pas transmetimit të emisionit,
Sindi ka realizuar një “mini-intervistë” me ndjekësit e saj në Instagram, ku sigurisht i kanë përmendur edhe batutën e vajit
ekstra të
virgjër të
Borshit, prej të cilës nisi gjithçka.
Pasi bëri namin në studio, e quajti këtë koment seksizëm e bullizëm,
Sindi ka vendosur të “ndryshojë pllakën”.
Ajo ka nisur të bëjë batuta me vajin
ekstra të
virgjër, teksa dikush i shkruan “Ckemi virgjëreshë”.
“Heyyy jam
ekstra e
virgjër, vaj Borshi.. po më ofendon tani.”
“Meqë qenka batutë dhe po dhurohen shishe vaji… po dua edhe unë një shishe, apo prit se unë isha vetë vaji.”- shkruan më tej ajo.
“Vaj
ekstra i
virgjër Borshi e mësove tani. Mirë që mëson dy llafe por bën dhe si e zgjuar. Kot je.”- i shkruan dikush, ndërsa
Sindi ia kthen:
“Ehhh po tani të aktrojmë dhe ne njëçikë se do më dojë më shumë publiku po aktrova.”
Shtuar më 22/02/2021,
ora 11:20