Me makina dhe super motora, kapet në Greqi shqiptari që rekrutonte prosituta bashkë me gruan (FOTO LAJM)

Një shqiptar sëbashku me gruan e tij janë prangosur me akuzën trafikim femrash nga vendet e tjera te Evropës me qëllim prostitucioni.

Ai i sillte femrat nga vendet e tjera në Greqi dhe i “paraburgoste” në shtëpitë publike, duke nxjerrë mijwra euro fitime në ditë, raportojnë mediat greke.

Ai bente nje jetë luksoze dhe investonte në sektorin e ndertimit në Milo, banesa ne Athina dhe lëviste me mjete luksoze.

Ai sëbashku me gruan e tij u arrestua nga Divizioni i Menaxhimit të Krimit të Organizuar të Sigurisë së Atikës, si një nga grupet më të mëdha të trafikimit dhe te shfrytezimit te grave në tregun e prostitucionit, raporton "FjalaJone".

Grupi kriminal drejtuar nga gruaja e tij e cila në pesë vitet e kaluara kishte ngritur një “zyrë rekrutimi” të grave të reja në Moldavi, i sillnin në Greqi i “burgosnin” nëpër shtëpi dhe i detyronin te shkonin me 40-50 takime në ditë.

Mes viktimave ishin dhe dy të mitur 16-vjeçare që kanë përjetuar tmerrin e organizatës kriminale, ku sipas vajzave adoleshente, secila vajzë bënte xhiro që tejkalonin 100,000 euro në tre muaj.

policia u ka sekuestruar nje shume te madhe parash, 14 celulare dy mjete dhe dy motocikleta etj.
Shtuar më 24/09/2019, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori