Bëni gati çadrat dhe çizmet, shiu dhe bora rikthehen furishëm (FOTO LAJM)

Pëlqej
Reshjet pritet të rikthehen me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit duke nisur nga mesdita e nesërme.

Mësohet se ato pritet të përfshijnë gjithë vendin duke u bërë mesatare deri lokalisht intensive në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit (siç tregohet në tabelën e mësipërme, respektivisht për secilin qark).

Ndërkohë, reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 °C / 18 °C, në vendet e ulëta: 8 °C / 16 °C, në vendet malore: 5 °C / 13 °C.

Era do të fryjë e lehtë, por në bregdet deri mesatare.
Shtuar më 12/12/2017, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori