‘As më shkon mendja’. Xhemi, Salsano, Fjoralba? Eneda Tarifa ka diçka për ta

Eneda Tarifa ishte në ‘Abc e Pasdites’ pas publikimit të këngës më të re, ku ndau një rrëfim të detajuar të jetës së saj pas largimit nga televizioni me Ermal Peçi.

“As më shkon mendja fare. Ndjej që jam lodhur gjithë këto vite në ekran. U bë që në vitin 2010 që jam non stop në prezantim. Dua këto vite t’i kushtohem muzikë, të lë disa këngë dhe disa kujtime për vajzën time që ndoshta janë edhe trashëgimia e saj më e madhe.”

Ndërkohë këngëtarja zbuloi se do të rikthehet në muzikë me shumë produksione të reja dhe madje me një koncert recital

“Këtë vit patjetër, nuk e shtyjë më [të bëj një koncert recital. Kënga që do të vijë është një remake, ripunim i një kënge të vjetër arbëreshe, e pres të dali me ditë.”

Por, a do të rikthehej Eneda Tarifa në skenën e Eurovisionit?

“Po, po. Varet shumë nga kënga. Nëse më vjen një material i mire, pse jo? Gjithmonë do ta provoja, patjetër. Unë kujtoj Caliope këtu që mori pjesë në festivalin Europian para 15 vjetësh dhe u rikthye. Do të doja shumë ta riprovoja që ta bëja siç duhet.”

Në lojën e shpejtësisë “5 minuta” ku Eneda duhet tu përgjigjej pyetjeve rrufë, ajo rrëfeu dhe mendimet për disa nga personazhet që, në mos ka ndarë skenën, ka punuar në të njëjtin television. Për Salsano Rrapin shprehu se është një “koleg i mirë”, për Xhemi Shehun tha “e papame”, ndërkohë që për Fjoralba Ponarin shprehu se është “talent i jashtëzakonshëm se nuk e kisha parë në aktrim”.


Shtuar 8.07.2022 18:37