Aksident i rëndë, ndërron jetë 34-vjeçari shqiptar (Emri)

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor.

Viktima është 34-vjeçari Ilsjan Demko, i cili  banonte në Siracusa.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i riu u përplas me një kamion.

Ai udhëtonte me një shpejtësi shumë të lartë. Si pasojë e përplasjes, Demko ndërroi jetë në vendin e ngjarjes./albeu.com