Bejruti si fushë lufte: Ishte si një bombë bërthamore, vend i mallkuar! (FOTO&VIDEO)
Zona e Bejrutit ku ndodhën dy shpërthime pasditën e sotme ngjan me një zonë lufte.

Porti është kthyer në gërmadhë nga shpërthimi i fuqishëm që ngriti në qiell një kërputhë gjigante tymi.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke shkatërruar gjitha hotelet në zonë si edhe automjetet që kanë qenë në lëvizje.

"Ishte si një shpërthim bërthamor," tha Walid Abdo, një mësues 43-vjeçar i shkollës në lagjen Gemayzeh afër Bejrutit.

"Ky vend është i mallkuar," tha një djalosh i ri.

Shpërthimi erdhi në një kohë kur ekonomia e Libanit po përballet me kolaps, e goditur si nga një krizë financiare e brendshme ashtu edhe nga kufizimet e koronavirusit.

Bejruti si fushë lufte: Ishte si një bombë bërthamore. Ky vend është i mallkuar! (FOTO&VIDEO)

Shtuar më 04/08/2020, ora 19:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori