Bëjnë publike lidhjen e dashurisë, “nusja” e Topallit nuk fshihet më (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tashmë ka dalë në dritë të diellit historia e dashurisë së djalit të Jozefina Topallit. Modelja e cila ka një lidhje me djalin e saj, tashmë nuk hezitojnë të japin deklarata dashurie dhe ta shprehin haptazi çfarë ndjejnë për njëri-tjetrin.

Për këtë lidhje duket se në dijeni ka qënë dhe Topali, pasi modelja është organizuar në shumë aktivitete të PD. Modelja Eva Murati dhe Genar Topalli, djali i ish-kryetares së Kuvendit, janë bashkë.

Dashurinë e tyre ata e kanë shprehur edhe në rrjetin social Facebook, duke komentuar fotot e dala bashkë. Jo vetëm kaq, por dy të rinjtë frekuentojnë të njëjtën shkollë, gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Genar Topalli shfaqet në kohështrirjen e faqes së Facebook-ut të modeles, duke i postuar këngë dashurie italiane si “Piu Bella Cosa- Eros Ramazzotti”. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori