Të gjithë adhuruesit e modës e dinë mirë që dimri, përveç shumë veshjeve të tjera,
pallton e ka identifikuese.
Temperaturat kanë nisur të ulen çdo ditë, kështu që palltoja (dhe xhupi) po bëhet e domosdoshme.
Mund të keni veshur 'couture' ose edhe pizhame në këtë periudhë (këto të fundit më shumë, meqë na duhet të rrimë në shtëpi, për shkak të pandemisë), por pallto është ajo që flet e para.
Në na pëlqen të kemi mundësi zgjedhjeje në çdo sezon, veçanërisht nëse na pëlqen të ndryshojmë
stilet. Kur
temperaturat bien, ne ‘mblidhemi’ me
pallton. Këtë vit propozohen me dhjetëra modele që do t’i shihni gjithandej.
Po cilat janë
stilet që duhet të veshim?
Ok, e nisim që nga format klasike, me mëngë dhe jakë standarde e shkojmë deri tek
stilet më moderne, me ngjyra që guxojnë e me elementë të tjerë të shtuar. Në këtë kolazh fotosh, me siguri do ta gjeni modelin që ju përshtatet, që nga thekët e deri tek xhupat e shkurtër me ngjyra të ndezura. Dimri nuk kalon lehtë nëse nuk ndiheni ngrohtë.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 16:27