Debate në Kuvend, opozita kërkon ndryshim të rendit, garda rrethon Celibashin

Është ndërprerë sërish seanca plenare në Kuvend, pasi opozita insiston për ndryshim të rendit.

Opozita nuk ka lejuar që kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi të mbajë sot fjalën në Kuvend, të planifikuar sipas renditi të ditës, të cilin opozita kërkon që ta ndryshojnë.

Bardhi i bëri kërkesë Nikollës që të hidhet në votim kërkesa e opozitës. Kjo kërkesë kërkon Ramën në kuvend si dhe për t’u futur në rend dite çështja Ahmetajt në mënyrë që t’i hapet rrugë arrestimit të tij sipas kërkesës së SPAK.


Shtuar 13.07.2023 12:50