Bëhet nostalgjike, do ta njihnit Leonora Jakupin shumë vite më parë? (FOTO LAJM)

Leonora Jakupi është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Këngëtarja prej disa kohësh nuk ka qenë aktive me projekte muzikore, ndërkohë që së fundmi ka bërë me dije se po punon për të sjellë diçka të re.

Së fundmi, këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa foto të rrallë të shkrepura shumë vite më parë. Në njërën prej fotove, Leonora shfaqet me flokë të prera shkurt dhe me baluke.

“Nostalgji. A ju kujtohet shtrumfeta? Edhe kjo frizura mos met hy flokët në sy”, ka shkruar Jakupi. Ndërkohë që imazhi tjetër është shkrepur në kohën kur ka qenë në klasën e parë. Këngëtarja duket shumë ndryshe, megjithatë ende ajo vazhdon të ruajë freskinë dhe ëmbëlsinë sikurse ka qenë fëmijë.
Shtuar më 12/10/2020, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori