I gjithë vendi në kaos, 197 të vdekur në Itali

Italia kaloi një ditë të frikshme dje me 620 raste të reja me koronavirus si edhe 49 të vdekur duke e çuar numrin e fataliteteve në 197.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se personat që vdesin nga koronavirusi janë kryesisht të moshuar rreth 80 vjeç dhe me sëmundje të tjera.

Kapja nga koronavirusi në fakt rëndon gjendjen e tyre shëndetësore duke sjellë edhe insufiçencë respiratore.

Mjekët janë konstatuar se raporti mes të prekurve nga koronavirusi dhe të vdekurve është 4.25 për qind, një shifër më e lartë kjo nga mesatarja botërore e cila i ka shqetësuar mjaft autoritetet vendase.

Rajoni më i prekur është ai i Lombardisë ku virusi u përhap brenda pak ditësh, ndërsa aktualisht raste pozitive janë raportuar nga e gjithë Italia.


Shtuar 7.03.2020 09:06