Homazhe për ish-Presidentin Nishani, Meta: Mbrojtës i interesit kombëtar

Ditën e sotme në Presidencë ka mbërritur trupi  i ish-Presidentit Bujar Nishanii i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani si pasojë e një sëmundje që i la pas Covid-i.

Nga ora 10:00 e paraditës së sotme kanë nisur homazhet për të dhe së fundmi ka qenë presidenti Ilir Meta që ka qenë i pranishëm dhe më pas ka dhënë në prononcim për mediat.

Meta tha se Nishani ishte një mbrojtës i interesit kombëtar dhe atij publik.

Pjesë nga fjala e Metës:

“Ai nuk ishte vetëm një bashkëshort dhe prind shembullor, por pa asnjë diskutim, ishte një nga politikanët, shtetarët më të përgjegjshëm dhe më serioz të këtyre dekadave. Ai në çdo detyrë politike dhe shtetërore shkëlqeu me korrektësinë e tij dhe me integritetit e tij, me principalitetin e tij dhe konstruktivitetin që e karakterizonte, në çdo detyrë. Në mënyrë të veçantë dhe atë të presidentit, ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar dhe interesit publik dhe i demokracisë.

Në çdo detyrë ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar, i demokracisë, vlerave më të rëndësishme. Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata të cilëve u shërbeu me përkushtim, besnikëri, edhe për të gjithë ata që patën një mundësi ta njihnin më pranë dhe të njihnin virtytet më të mira që ai mishëronte në personalitetin e tij human”, tha Meta.

. /albeu.com