Beatrix Ramosaj rrëfen eksperiencën e frikshme: Kam parë një burrë me kapele (FOTO LAJM)

Beatrix Ramosaj duket se po përballet me një nga problemet më të zakonshme, por edhe më shqetësueset javët e fundit. Këngëtarja ka treguar se ka shqetësime për shkak të gjumit dhe se çdo mbrëmje është si një luftë e vërtetë për të.

“Jam shumë e inatosur kam probleme me gjumin prej javësh. Nuk kam pasur probleme me paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo mbrëmje është ende një luftë. Kam shmangur fjetjen me kurriz prej muajsh për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe. Kam nisur të fle me diçka para pë të mbuluar fytyrën, ndryshe nuk mund ta përballoja”, ka shkruar Beatrix.

Ajo ka ndarë me ndjekësit edhe eksperiencën e saj me paralizën e gjumt dhe duket se për këngëtaren ka qenë një nga gjërat më të tmerrshme që ka përjetuar.

“Nuk e di nëse njerëzit e tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor. E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj”, ka rrëfyer Beatrix Ramosaj.

Para një viti këngëtarja tregoi për ndjekësit e saj se përjetoi për herë të parë paralizën e gjumit dhe e cilësoi si një nga eksperiencat më të frikshme të jetës.

Çfarë është paraliza e gjumit?

Paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur ju zë gjumi ose kur sapo zgjoheni. Kur kjo gjë ndodh ju jeni të ndërgjegjshëm sepse truri ju është zgjuar, por trupi jo, muskujt s’kanë marrë ende komandë nga truri që të lëvizin.

E gjitha ka të bëjë me tri ose katër fazat e gjumit . Ju mund të ëndërroni në çdo fazë të gjumit, por ëndërrat e fazës REM duket sikur janë ngjarje të vërteta që po përjetohen në kohë reale. Kjo sepse truri është jashtëzakonisht aktiv gjatë gjumit REM, por trupi është krejtësisht i paralizuar. Në momentin që truri zgjohet, trupi kërkon disa sekonda deri në 15 minuta që të marrë komandë nga truri që të lëvizë.

Shtuar më 29/09/2020, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori