Bashkia jep 50 mijë euro për altarin e meshës së Papës (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Bashkia e Tiranës ka aprovuar një fond prej 50 mijë eurosh për altarin ku Papa Françesku do të mbajë meshën e parashikuar në 21 shtator. Ky investim ka ardhur si pasojë e kërkesës së Kishës katolike, në pamundësi nga ana e saj për ta financuar atë.

Bashkia e Tiranës jo më larg se dje ka akodruar fondin prej 50 mijë eurosh për altarin që do të jetë atë ditë në Tiranë. Kjo është një kërkesë e Kishës Katolike e cila në pamundësi për ta financuar, i kërkoi bashkisë së Tiranës ta mundësonte këtë”, tha drejtori i Kulturës në bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi

Sheshi “Nënë Tereza” ka filluar prej disa javësh të rikonstrukturohet. Ai do të jetë vendi ku Ati i Shenjtë do të mbajë meshën, me rastin e vizitës së tij të shumëpritur në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori