Bashkëshortja e Tahirit ka një apel: E vërteta ka veshur këpucët (FOTO LAJM)

Një ditë pas daljes në media duke thënë se anti-mafia italiane kishte pushuar hetimet për të, Saimir Tahiri ka publikuar në Facebook edhe një video ku shpjegon versionin e tij të ngjarjes.

Këtë video e ka shpërndarë në Facebook edhe bashkëshortja e tij, Fatlinda, e cila reagon për herë të parë për çështjen në fjalë.

“Të lutem shpërndaje. Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth botës, ndërkohë që e vërteta është duke veshur kepucët… por kur i ka veshur ato, s’do të ndalë më kurrë… “.

Tahiri, në disa dalje është shprehur se familja e tij ka qenë ajo që ka vuajtur më shumë akuzat dhe përbaltjet e kundërshtarëve të tij.

Shtuar më 02/11/2018, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori