Hyri “me dorë të hekurt”, Sabiani eliminohet nga BBV duke u përqafuar me Kristin

Me shumicë votash nga publiku, Sabiani u eliminua përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip.

Kujtojmë se arsyeja e hyrjes së Sabianit në Big Brother VIP, ishte lidhja e vajzës së ttij Keisit me Kristin. Që pa hyrë në BBV Sabiani shprehu hapur kundërshtinë për këtë lidhje, por githçka ndryshoi pas futjes së tij në shtëpinë e famshme.

Afrimiteti i Sabianit me Kristin ndodhi shumë shpejtë dhe këngëtari u shpreh mjaft i lumtur në daljen e tij, si fitimtar për misionin që hyri.

Madje, sot teksa la shtëpinë, Sabiani puthi ne ballë Kristin dhe u perqafuan.


Shtuar 14.03.2023 23:02