Bashkëshortja e Alban Dudushit jep një mesazh sensibilizues për nënat e reja

Pëlqej
Kanë kaluar 4 muaj që nga dita kur Bieta Sulo dhe Alban Dudushi u bënë prindër të një djali shumë të bukur të quajtur Kroi Art.

Me ardhjen në jetë të djalit, jeta e çiftit të njohur ka ndryshuar tërësisht. Bieta është një nënë e përkushtuar ndaj djalit të saj dhe që prej lindjes së Kroit i gjithë Instagram-i është mbushur me foto të vogëlushit shkruan Blitz.al.

Pak minuta më parë, ajo ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm drejtuar të gjithë nënave. Bieta, e cila është njëkohësisht edhe kryeredaktore e “Top Shoë”, ka publikuar një foto ku shfaqet duke i dhënë qumësht gjiri djali të saj dhe duke mbështetur të gjitha nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht në publik.

“Ora 19:01… 4 muaj në krahët e njëri-tjetrit. Pro ushqimit me qumësht gjiri”,- shkruan kryeredaktorja e “Top Show” bashkangjitur fotos.

Pa diskutim ky është një mesazh shumë domethënëse për të gjitha nënat e kush më mirë se Bieta që sapo e ka provuar ndjesinë mund ta thotë këtë! /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori