Bashkëpuntorë të super hitit "Columbiana", çfarë ka ndodhur mes Taynës dhe Don Phenom? (FOTO LAJM)

Bashkëpunimi i Taynës me Don Phenom i titulluar “Columbiana” theu rekorde klikimesh në Youtube dhe u kthye në hitin e verës që lamë pas. Për Taynën, ky hit ishte pikënisja e karrierës së suksesshme që tashmë ka në muzikë. Ajo është kthyer në një ndër emrat më të njohur e të komentuar të showbizit dhe koncertet ku Tayna performon mbushen plot e përplot me fansat e saj.

Megjithatë, duket se gjërat nuk shkojnë mirë mes reperes dhe Don Phenom.

Megjithëse punuan së bashku një vit më parë dhe ishin miq të mirë, “InTV” ka vënë re se dy këngëtarët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Pavarësisht se kanë performuar në të njëjtat koncerte, prej kohësh ata nuk kanë dhënë asnjë shenjë miqësie mes tyre dhe ende nuk dihet se cila është arsyeja që i ka shtyrë ata të mos ndiqen më në Instagram.

Të dy reperët vazhdojnë të jenë aktivë në muzikë me projekte të reja. Një muaj më parë, Tayna lançoi këngën më të re të titulluar “Caliente”, ndërsa Don Phenom solli dy bashkëpunimet e suksesshme me Ronela Hajatin, “Dilema” dhe “Çohu”.
Shtuar më 18/07/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori