Basha viziton panairin e mobilierisë (FOTO-LAJM)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryetari i PD-së, z. Lulzim Basha viziton panairin e mobilierisë të hapur në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Ndërsa ka vizituar njësi të ndryshme prodhimi nga Shqipëria, Kosova, Dibra e Madhe etj, zoti Basha ka vlerësuar se nga viti në vit cilësia e prodhimit po vjen në rritje.


Zoti Basha ka falënderuar organizatorët që edhe në një kohë të tillë të vështirësive të ekonomisë kanë organizuar këtë panair dhe të injektojnë nëpërmjet cilësisë së punës dhe pasionit të tyre aq optimizëm sa munden në këtë treg, ndonëse si të gjithë sektorët e tjerë të prodhimit në Shqipëri ka pësuar rënie për shkak të rritjes së taksave.

“Gjendja aktuale është jo e dëshirueshme, ekonomia është nën presionin e shumëllojshëm, por në veçanti nën presionin e një pakete fiskale të paarsyeshme. Mendoj se politik-bërësve, qeverisë i takon përgjegjësia të rishikojë me shpejtësi mënyrat dhe masat për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori dhe çdo sektori tjetër të ekonomisë, dhe veçanërisht të prodhimit.Mbi 40 mijë vende pune janë humbur nga ekonomia në muajt e fundit, ky nuk është sinjal i mirë, është një sinjal i keq, një reagim i keq që ekonomia jep ndaj paketës së re fiskale, ndaj taksave të rritura” - deklaroi z. Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, ka shprehur mbështetjen e plotë të opozitës për çdo masë që do të çojë në lehtësimin e kushteve dhe lehtësirave fiskale për këtë sektor dhe sektorët e tjerë të prodhimit.
Shtuar më 16/03/2014, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori