Vetëm 24 vjeç, koronavirusi vret të riun që u shërbente të infektuarëve me COVID-19 (FOTO LAJM)

Koronavirusi ka marrë jetën e një të riu i cili punonte si pjesë e ekipit mjekësor në SHBA.

I riu, Kevin Leiva, 24 vjeç, ndërroi jetë nga komplikimet e shkaktuara nga COVID-19 ditën e martë, njëjavë pasi edhe bashkëpunëtori i tij ndërroi jetë nga i njëjti virus.

Sipas Daily Mail, të dy punonjësit, Leiva dhe Tolentino Jr. kanë punuar në Spitalin Saint Clare’s Dover.

Të rinjtë dyshohet se janë infektuar gjatë transportimit të të prekurve në qëndrat mjekësore të specializuara për COVID-19.

Deri sot, sipas WorldMetër, koronavirusi COVID-19 ka prekur 470,958 njerëz në SHBA, nga të cilët 16,804 njerëz kanë ndërruar jetë.

Vendi më i dëmtuar në njerëz nga ky virus deri tani është Italia e cila ka 18,279 vdekje deri ditën e sotme. /albeu.com/


Shtuar 10.04.2020 14:44