Pamjet nga spitali, Lleshaj viziton në spital qytetaren e plagosur gjatë përplasjes me Orges Bilbili

Ditwn e sotme, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar në spital të plagosurën gabimisht gjatë përplasjes me të shumëkërkuarin, Orges Bilbili.

Lleshaj ka shprehur solidaritet dhe ndjesë qytetares së plagosur, e cila është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Lleshaj: Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend.

Fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit. Për t’i shprehur solidaritetin dhe për t’i kërkuar ndjesë qytetares së plagosur, bashkë me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe asaj të Tiranës, bëmë një vizitë në spitalin ku është shtruar qytetarja e plagosur, e cila është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, me respekt takova edhe punonjësit e skuadrës “Shqiponja”, të cilët sot dëshmuan ato cilësi që të gjithë kërkojmë tek Policia jonë: zgjuarsi, vigjilence, përgjegjësi, profesionalizëm dhe trimëri. Pavarësisht pandemisë, Policia nuk e humbet fokusin tek detyrat e saj bazë.


Shtuar 10.04.2020 17:56