Shoqatat e biznesit kërkon negocimin: Jo rritje të tarifës së energjisë elektrike

Shoqatat e biznesit kanë kërkuar të mos rriten tarifat për shpërndarjen dhe transmetimin e energjisë.

Ata gjithashtu kanë kërkuar të krijohet urgjentisht një tryezë teknike negociatash dhe paralajmëruan se nëse qeveria nuk reagon do të marrin të tjera masa.

Në një kohë që bizneset në treg të lirë po përballen me çmime të larta për të siguruar konsumin, nëse tarifat e shpërndarjes së energjisë të cilat nëse do të miratohen nga Enti Rregullator i Energjisë sipas aplikimit të bërë nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (pjesë e OSHEE Group) do të çojë në rëndimin të situatës.

Operatori i Sistemit të Transmetimit që aktualisht ka një tarifë prej 0.75 lekë për çdo kilovat të transmetuar ka kërkuar rishikim të tarifës. Ky i fundit ka përllogaritur se, të ardhurat e munguara për vitet 2021-2022, “janë në masën 3,457 milionë lekë ose 0.24 Ieke/kËh, e cila duhet të merret në konsideratë nga ERE për tu përfshire në rishikimin tarifave. OST ka propozuar që të bëhet rishikim i metodologjisë sa i takon mënyrës sesi bëhet përllogaritja e tarifave. Ashtu sikurse është lakuar muajve të fundit për familjarët dhe biznesin e vogël se nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë.