Rritja e ndjeshme: 9 anëtarë të bluzave të bardha rezultojnë me COVID-19

Nga 40 personel shëndetësor të testuar në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre.

Sot është edhe dita me numrin më të lartë të infeksioneve që nga nisja e pandemisë, me 44 në total.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan.

Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.

Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë”, njofton ISHP.


Shtuar 11.06.2020 09:19