Banorët e Çikatovës gjejnë eshtrat e familjarëve të tyre (FOTO LAJM)

Departamentin e Mjekësisë Ligjore dorëzoi ditën e sotme dokumentacioni dhe njoftimin për familjarëve të 21 të vrarëve nga Çikatova e Vjetër, të gjetur vitin e kaluar gjatë gërmimeve në Rudnicë të Rashkës, raporton KP.

Haki Morina, i cili pranoi sot eshtrat e babës së tij, rrëfen se 16 vite më parë, ai me disa të afërm të tij, e kishin varrosur babën dhe axhën e tij të vrarë. Por pastaj paramilitarët serb, duke u munduar të fshijnë gjurmët e krimeve, i zhvarrosën ata, për t’i zhdukur pastaj dhe për t’ua humbur gjurmët për plot 15 vite.

Ai pothuajse kishte humbë shpresat që ndonjëherë do të gjente trupin e pajetë të babës së tij. "Kisha qef qysh i kam parë atëherë, kisha qef me i pa prap. E dijshim që janë eshnat, por kisha qef me hek atë marakun me i pa si janë.....Ma lehtë po ndihemi, se qe 16 vite i kemi kujtu, i kemi mbajtë përvjetorin e tyre, por pa trupat e tyre e kemi pasë mërzinë më të madhe. Tash e kemi një lehtësim", thotë ai.

Në mesin e 21 rasteve të kthyera nga Rudnica e Rashkës, ishte edhe Tahir Morina nga Çikatova e Vjetër. I cili kur u vra ishte 48 vjeç dhe la pas gruan dhe djalin vetëm 17 vjeç.
"Gjithë thonim, veç eshnat me ua gjet, veç eshnat me ua gjet. Me ditë ku i qun, me ditë kah shkun. Tash po e dijmë, bile varret u’a dijmë, sa me shku", thotë Zelfije Morina.

E veja e Gani Morinës thotë se tani po ndihen më mirë dhe se gjetja e trupit të bashkëshortit, i bën të ndjenjë një lehtësim pas 16 vitesh.

Gjithjashtu në këtë pranim-dorëzimin e sotëm të dokumentacionit dhe njoftimin e familjarëve, për 21 rastet nga Çikatova e Vjetër, u deklarua se nuk do të ndalen së kërkuari edhe më tutje të zhdukurit e luftës.

"Të gjithë i takojnë grupacionit, sikurse të Rezallës, të gjetur në Rudnicë të Rashkës vitin e kaluar, nga 53 sa i gjetëm gjithsej, 52 janë identifikuar... Ne nuk do të ndalemi së kërkuari, sepse në këto regjione dhe regjione të tjera të Kosovës mungojnë edhe më tutje, dhe së shpejti ne do të shkojmë t'i kërkojmë edhe dy vend-lokacione tjera, do të bëjmë vlerësimet gërmuese, me ekipin e EULEX-it dhe stafin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore", deklaroi shefi i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Ceremonia e rivarrimi i këtyre 21 rasteve të Çikatovës së vjetër do të bëhet nesër, 17 prill, në fshatin Çikatovë e Vjetër, në komunën e Drenasit. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2015, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori