Banka e Shqipërisë hap Muzeun e Parave (FOTO LAJM)

Godina e rinovuar e Bankës së Shqipërisë dhe Muzeu i Lekut (Fotot: Ivana Dervishi BIRN)
Pëlqej
Banka e Shqipërisë përuroi dje godinën e re në një ceremoni ku ishin të pranishëm, Guvernatori Gent Sejko, kryeministri Edi Rama dhe arkitektët e projektit të BSH-së.

Tashmë ajo përbëhet nga dy ndërtesa: ajo ekzistuesja dhe një ndërtesë e re ku përfshihet dhe muzeu i Bankës së Shqipërisë.

MUZEU I PARAVE

Banka e Shqipërisë çeli "Muzeun e Parave", një muze që ka në thelb valutën shqiptare ndër shekuj, por edhe objekte të tjera historike që lidhen me të shkuarën e Bankës dhe me antikitetin.

HAPET PER HERE TE PARE DHOMA E THESARIT

Dje, gjatë inagurimit të godinës së re të Bankës së Shqipërisë është hapur për herë të parë dhoma e thesarit. Kjo dhomë, e ndërtuar në vitin 1938 në formë 6 këndore , është prej celiku dhe betoni, krejtësisht e blinduar dhe ka një derë me trashësi 50 cm në celik.

Gjithçka është prodhuar në Parma të Italisë dhe është montuar që në fillim të hapjes së bankës. Dhoma e thesarit nuk ka qenë hapur kurrë dhe sot është bërë muze.

Brenda tij është ekspozuar një lingotë ari me peshë 12, 4 kilogramë dhe me vlerë afro 500 mijë euro si dhe të gjitha llojet e monedhave të floririt që kanë qarkulluar në Shqipëri në 200 vitet e fundit, raporton Opinion.

Kjo është dhoma më e madhe kasafortë që ka ekzistuar në Shqipëri. Në raste të rrezikut, në pjesën e pasme të saj, është një derë rezervë e pajisur me shkallë. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2015, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori