Aktori Antonio
Banderas ka surprizuar me deklaratën e tij teksa ka thënë se
origjina dhe
theksi e kanë
kufizuar në
Hollywood. Në edicionin e sivjetshëm të Festivalit të filmit në San Sebastian, 54-vjeçari e ka prezantuar filmin “Automata”, në të cilin krahas rolit kryesor është edhe producent. “Për shkak të theksit tim dhe prejardhjes etnike, në
Hollywood gjithmonë kam qenë i
kufizuar. Tashmë dua të bëj shumë më tepër dhe të jem producent i filmave në Spanjë”, ka deklaruar
Banderas. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014,
ora 17:42