KORONAVIRUSI/ Behgjet Pacolli: Është situatë problematike

Ish-Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli ka four në emisionin “Opinoni” për pasojat që koronavirusi do të siell në ekonominë Shqiptare dhe Kosovare si dhe atë botërore.

Pacolli është shprehur se ekonomi do të pësojë goditje të rëndë, ndërsa thekson se buxhet e shteteve si Kosova dhe Shqipëria nuk është parashikuar një situatë e tillë.

Ju keni kaluar shumë situata të vështira në jetën tuaj, ku e kategorizoni këtë situatë?

Është situatë problemtaike. Impakti është jashtëzakonisht i madh. Sistemi ndërkombëtar përballet me një respektivë që quhet shpërbërje. Epidemia ka krijuar disa dinamika më ekstreme që politika ndërkomëbtare po përpiqet ti artikuloj. Modeli neo-liberal që e shikojmë në Europë, i tregjeve të lira, bazohet në hapje. Mirëpo ka polarizuar ekonominë, kjo vërehet dhe në Tiranë e në Prishtinë si dhe në shtetet e mëdha se investimet si në mirqëqenine e qytetarëve dhe shëndetësisë janë koncentruar nëpër qendra duke lënë anash periferinë.

Tani ne përballemi me një problem që është dashur në çdo cep të jetë e njëjtë. Kjo ka ndodhur për shkak të hegjemonisë së politikanëve modern që kanë punuar për egon e tyre dhe nuk janë marrë me fuqizimin e reformave në çdo cep. Kemi parë çfarë investimesh ka bërë Perëndimi tek ne, shumë të vogla dhe pa një pesh të madhe dhe në një krizë si kjo nuk njihen, nuk dihet ku kanë shkuar.

Do të jetë e fortë goditja ekonomike që do të marrë për Shqipërinë dhe Kosova nga kjo epidemi?

Unë besoj se duhet të përballemi, asnjëherë në buxhetin tonë nuk është parashikuar një fond për një situatë e tillë. Raste të tilla nuk i kemi marrë parasysh. Deri tani duhet, është ajo fjala popullore të harnohemi. Sepse bursa e SHBA ka humb 15% ajo e Milanos 40 %.

Po ne çfarë do bëjmë?

Ne duhet me masa të tjera të evitojmë ajo që është më e keqja. Ne duhet të jemi sa më të disiplinuar dhe të repsektojmë masat. Situata është e rëndësishme. Po e shikoj që në Perëndim po shikoj se kanë marrë një llojk obligimi që të ndihmojnë kompanitë e vogkla e të mesme që tu mbulojnë shpenzimet fikse, Zvicra shembull, me dy paketa, me paketën e parë prej 30 miliardëve dhe e dyt që është gati, është duke mbeshtëtur të gjitha kompanitë me financime drejtpërdrejtë.

Pse mos e bëj Shqipëria dhe Kosova?

Ne nuk kemi mjete.


Shtuar 2.04.2020 20:50