Balla: Basha ka favorizur pabarazi në tendera e ankande (FOTO LAJM)

Taulant Balla, përmes një postimi në Facebook bën me dije se Basha ka favorizuar pabarazi në tendera e ankande, e ndërsa ende nuk eshte gjykuar "për krimet e shpërdorimit të detyrës". Ai ka kërkuar nga prokurori i përgjithshëm që të rifillojë hetimet.

"Lulzim Basha nuk është gjykuar akoma "për krimet e shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, të kryera në bashkëpunim, që parashikohen, përkatësisht, në nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 25 te tij".

Basha i ka shpëtuar gjykimit me këtë vendim që po publikoj sot lidhur me Deklarimin e pavlefshëm te akteve proceduriale: "Fletë-Thirrje e datës 24.11.2008 me nr.1048/74 Prot.", si dhe "Akt-Njoftimin e Akuzës të dates 27.11.2008, me nr.1048 Prot."Të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë me prokuror Arben Kraja.

Por Gjykata nuk është shprehur për krimin e shpërdorimit të detyrës. Prokurori i Përgjithshëm duhet, pa humbur kohë, të lexojë vendimin e Gjykatës dhe të rifillojë hetimin.

Në ditët në vijim, fakte të reja që mbështesin rihapjen e hetimit ndaj personit në hetim, Lulzim Basha, i biri i Xhelalit dhe i Remzies, lindur në Tiranë, më 12.06.1974, banues në Rrugën "Demir Gashi", Nr.1, Tiranë", përfundon reagimi. /albeu.com/



Shtuar më 30/03/2015, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori