Gjatë pandemisë, te Barcelona janë infektuar 5 futbollistë

Sipas RAC1 Tú Diràs, 5 lojtarë të Barcelonës dhe 2 nga stafi teknik janë infektuar me koronavirus gjatë pandemisë.

RAC1 pretendon se anëtarët e skuadrës së parë që iu nënshtruan testeve të gjakut dhe ata që testuan pozitivisht për virusin ishin asimptomatikë.

Të gjithë ata aktualisht janë të shëndetshëm dhe të aftë të kthehen në fushë.

Informacioni i raportuar nga RAC1 nuk është konfirmuar nga klubi dhe as nuk është paraqitur në ndonjë nga raportet e LaLiga për rastet e koronavirusit.

Sipas pretendimeve, brenda departamentit të stërvitjes së Barcelonës kishte një ndjenjë shqetësimi kur u mor vendimi për t’u rikthyer në stërvitje dhe si lojtarët që kishin testuar pozitiv për Xovid-19 mund të jenë më të ndjeshëm ndaj dëmtimit.


Shtuar 2.06.2020 06:53