"Baladë apo ritmike?", Anxhela Peristeri vë në vështirësi fansat me foton e fundit (FOTO LAJM)
Me rritjen e temperaturave të gjithë personazhet e njohur të ‘shoëbiz-it’ shqiptar kanë vendosur të sjellin projekte të reja muzikore, për të shijuar më shumë edhe muajt e nxehtë të verës.
Me postimin e fundit në ‘Instagram’ edhe
këngëtarja e njohur,
Anxhela Peristeri ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re.
“Si mendoni? Është baladë apo këngë
ritmike kënga e radhës? Dashni, së shpejti”, ka shkruar
Peristeri krah fotos ku shfaqet me flokët kaçurela dhe ‘makeup-in’ e kuruar pranë gotës së një ‘shots-i’.
Me siguri
Anxhela ka rezervuar një këngë plot ritme për muajt e verës, megjithatë detajet e plota të projektit dhe datën e publikimit të tij pritet ta zbulojë vetë ajo në ditët në vazhdim.
Shtuar më 25/06/2020,
ora 14:14