Bajrami i Madh, mijëra qytetarë falen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mijëra besimtarë myslimanë shqiptarë dhe të huaj janë falur mëngjesin e sotëm, në ditën e parë të festës së tyre, Bajramit të Madh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo ditë ka nisur me përfundimin e muajit të Ramazanit, filloi me faljen e namazit në orën 6.23 minuta dhe u shoqërua me leximin e Kuranit dhe ligjërata të tjera të krerëve myslimanë.

Kryemyftiu i Tiranës, Ylli Gura ka ngulur këmbë në një këshillë të tijën, që është ajo e të pasurit kujdes për familjen.

"Të kemi kujdes familjen, familjen dhe familjen. Vëllezër, pas Ramazanit, nuk është fundi i botës. Vëllezër, jeta pas Ramazanit nuk është fundi i jetës. Nuk është kapaku i gjithçkaje: pas Ramazani dhe prapa, më falni, jeta e shthurur. Përpara është e ardhmja e mirësive dhe begative të Zotit", ka thënë kryemyftiu në fjalën e tij.

Ai ka shtuar se duhet patur kujdes për individin, respekt për vëllanë, për motrën, prindërit dhe për fëmijët si krijesë njerëzore.

Ylli Gura nënvizoi se sot nuk është vendi i humbjes së shpresës, por është dita, ku më shumë se do herë tjetër tërhiqet vëmendja për përkushtim ndaj familjes. /albeu.com/

Shtuar më 28/07/2014, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori